Tregu i automjeteve të Bashkimit Evropian (BE) shënoi një rënie të mprehtë prej 24,5 për qind në periudhën janar-shtator të vitit 2020, duke arritur në gjithsej 1.2 milionë njësi në bazë vjetore, bën me dije agjensia e lajmeve Anadolu.

Sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), pavarësisht nga fitimet e muajit të kaluar, ndikimi ekonomik i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdon të rëndojë mbi kërkesën e përgjithshme deri më tani këtë vit.

“Nga janari deri në shtator secili nga 27 vendet anëtare të BE-së shënoi rënie dyshifrore, përfshirë katër ato kryesoret, Spanja (-33 për qind), Italia (-21,7 për qind), Franca (-21 për qind) dhe Gjermania (-21,4 për qind)”, njoftoi ACEA.

Global

Në bazë mujore, kërkesa për automjete komerciale në bllokun evropian u përmirësua dukshëm në muajin shtator, me regjistrimet që u rritën për 13,3 për qind apo në 163.512 njësi.

ACEA tha se kjo rritje u drejtua kryesisht nga sektori i furgonëve, i cili përbënte mbi 84 për qind të të gjitha regjistrimeve të automjeteve komerciale.

T mobile In article [4]

“Të katër tregjet më të mëdha të rajonit regjistruan të gjitha rezultate pozitive me fitime dyshifrore në muajin shtator, me Italinë (+17,8 për qind), Gjermaninë (+17,6 për qind) dhe Francën (+15,1 për qind)”, njoftoi ACEA.