Një femër dhe dy meshkuj janë arrestuar nën dyshimin për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit. E ku viktimë ishte një femër.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës të tre personat janë arrestuar në Fushë Kosovë dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një femër e mitur dhe një mashkull të dy kosovarë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat e cekura ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin si provë materiale është sekuestruar një telefon celular. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.