FC Tirana është skuadra e fundit shqiptare në Europë që është eliminuar nga gara e Europa Ligës pasi që është mposhtur me rezultat 3-0 sonte nga kampioni i Zvicrës, Young Boys.

Young Boys janë treguar skuadër e fuqishme për Tiranën pasi që e kanë mposhtur atë me rezultat 3-0 në Zvicër sonte.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar me raste, me Tiranën që nuk arrinte të sulmonte kampionin e Zvicrës.

Megjithatë Tirana mbrohej mirë dhe nuk pësoi gol deri në fund të pjesës së parë ku do të shënonte Fassnacht në minutën e 42-të një gol me kokë.

Pjesa e parë do të përfundonte me një gol epërsi për Young Boys.

Në pjesën e dytë, Tirana nuk arrinte të krijonte hapësira por ishte skuadra vendase që sulmonte më shumë.

Kështu ata dyfishuan epërsinë në minutën e 52-të me anë të Nsames. I njëjti lojtarë do të shënonte gol edhe në minutën e 64-të, gol që do ta eliminonte Tiranën nga playoffi i Europa Ligë.

Kujtojmë se Tirana luajti me një lojtarë më pak nga minuta e 67-të pasi me të kuq u ndëshkua me të kuq Agustin Torassa.