Situatë aspak e mirë te Barcelona. Trajneri Koeman është i fokusuar te sfida e mbrëmjes me Celta Vigon në transfertë, teksa drejtuesit po merren me situatën financiare.

Në fillim të muajit tetor, presidenti Josep Maria Bartomeu u ka dërguar një letër lojtarëve dhe stafit teknik në lidhje me uljen e rrogave për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia.

30% ulje ka propozuar kreu i Barcelonës, por përgjigja është negative. RAC1 raporton se futbollistët nuk e kanë pëlqyer kërkesën dhe kanë refuzuar të heqin dorë nga një pjesë e rrogës së tyre.