Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri është shprehur i ashpër me kryeministrin Avdullah Hoti në seancën e sotme plenare. Ai tha se ky i fundit ka hequr dorë nga njohja reciproke në Uashington me qëllim të vazhdojë negociatat në Bruksel me kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës.

Tahiri në interpelancën ku Hoti po raporton për moratoriumin 1 vjeçar për mos aplikim në organizata ndërkombëtare, tha se kreu i qeverisë në këtë proces është bashkë me liderin opozitar, Albin Kurti.

“Ai udhëtojë për në Uashington atëherë kur u sigurua se nuk po nënshkruante marrëveshjen finale që Kosovës i siguronte ulësen në OKB, në vend të saj nënshkruajti një zotim që e pezullojë agjendën tonë ndërkombëtare. Pra, nuk duhet të harrojmë se kryeministri Hoti hoqi dorë pikërisht nga ajo që ishte planifikuar nga Shtëpia e Bardhë, e që ishte pika e 10-të që flitej për njohje reciproke. Hoqi dorë në mënyrë që vazhdonte planin e tij në Bruksel aty ku fatkeqësisht punon me kundërshtarët e pavarësisë së shtetit tonë”, tha ai.

Sipas tij, emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak motivimin kryesor për ndryshim të Kushtetutës mund të ketë marrë nga takimi që kishte me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

T mobile In article [4]

“Pra, pavarësisht se sot në interpelancë të kryeministrit Hoti nuk duhet harruar se është pikërisht LVV që i jep mbështetje LDK-së në këtë proces, pra ku Hoti e Kurti në këtë proces janë bashkë. Ne e pamë qartë ashtu siç e panë të gjithë qytetarët e vendit tonë mbështetjen që Kurti i dha mikut të tij Lajçak gjatë vizitës së fundit që e kishte në Prishtinë, madje mund të them se motivimi për ndryshim të Kushtetutës Lajçaku mund ta ketë marrë pikërisht nga takimi që kishte me Albin Kurtin”, tha ai.