Ka filluar hospitalizimi i pacientëve në spitalin modular në afërsi të drejtpërdrejtë të Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile. Ekziston sistem i mobilizimit të personelit mjekësor, si personel i mesëm mjekësor, ashtu edhe personeli i mjekëve dhe specialistëve. Për momentin në ndihmë kanë ardhur kolegët nga degët interne dhe praktikisht është një ekip, i cili punon njëkohësisht edhe në ndërtesën e klinikës dhe spitalin modular. Ky është në tërësi një institucion tani”, deklaroi drejtoresha e Klinikës, Milena Stevanoviq.

Ajo potencoi se spitali modular ka kapacitet prej 70 shtretërve, tërësisht është pajisur për trajtim të pacientëve me Kovid-19 dhe ka furnizim qendror të oksigjenit pranë çdo shtrati.

Stevanoviq apelon për respektim të masave si mënyra e vetme e mbrojtjes personale dhe parandalim nga përhapja e virusit.

“Masat e njëjta vlejnë gjithkund në botë, shumë të lehta dhe të thjeshta për respektim. Vetëm duhet disiplinë, dhe tani na duhet më së shumti. Mbani distancë, shmangni grupimet, mbani maskë. Thjeshtë duhet të qëndrojmë, për ne, për ju, për familjet tona dhe tuajat. Qytetarët duhet të na ndihmojnë”, potencon dr. Stevanoviq dhe shtoi se punonjësit shëndetësor duhet ta mbajnë këtë betejë.

Plotësisht, ajo apelon që të infektuarit me Kovid-19 në tërësi t’i ndjekin rekomandimet e personave profesional, mjekët amë.

T mobile In article [4]

“Të gjithë ata që kanë simptoma të lehta të qëndrojnë në shtëpi, të izoluar me terapi simptomatike dhe të vitaminave. T’u ndihmojmë atyre të cilët me të vërtetë kanë nevojë për hospitalizim”, shtoi dr. Stevanoviq.