Sonte me vendim të qeverisë janë shkarkuar dy drejtorët nga radhët e BDI-së. Alajdin Havziu Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Arben Vila Drejtor i Agjencionit për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, mëson TetovaSot.
Për këto poste qeveria e Maqedonisë do të hap konkrus e më pas do të emrohen.
Ndryshe sonte Qeveria ka shkarkuar edhe disa zv/drejtora dhe drejtor si dhe ka emëruar anëtarë të bordeve në fondin Shëndetësor.

Këta janë disa nga emrimet e drejtorëve dhe zv/drejtorëve, ndërsa disa kanë ngelur në ato poste siç kanë qenë.
Abdush Demiri – Drejtor tek Agjencia për punësim

Abdulselam Selami – Zv.drejtor tek Drejtoria për të ardhura publike

Avni Rustemi – Zv.drejtor tek Agjencioni për rini dhe sport

Remzi Abdullahi – Zv.drejtor tek Agjencia për përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimit rural

T mobile In article [4]

Izmir Nura – Zv.drejtor tek Agjencia për emigracion

Hisen Xhemaili – Drejtor tek Drejtoria për ambient jetësorë

Kaltrina Beqiri – Drejtor tek Agjencia për kualitet dhe akreditim të objekteve shëndetësore./TS/