Kur mori në dorë skenarin e “Basic Instinct”, ajo mendoi se pjesa seksi e Catherine Tramell do t’i përshtatej në mënyrë të përsosur, kështu që bëri gjithçka për ta marrë.

Gjatë një interviste në “The Drew Barrymore Show”, aktorja zbuloi strategjinë që përdori në atë kohë për të fituar rolin.

Lexo Edhe:
Zhveshet një nga moderatoret tona gjatë emisionit live, shiko se për kë bëhet fjalë
“Vendosa që do të shfaqesha në Playboy posaçërisht sepse doja të luaja tek Basic Instinct.”, u shpreh Stone për rolin që e ktheu atë në një ikonë botërore.

“Thjesht mendova se ishte pjesa e duhur për mua dhe e dija se çfarë duhej të bëja për ta marrë, por nuk kisha asnjë ide se çfarë do të ndodhte më pas”, shtoi Sharon.