Ka një lidhje konkrete mes kërcitjes së vazhdueshme të qafës dhe goditjes në tru nga sëmundje si ishemia, shprehen ekspertët.

Megjithëse mund të duket shumë e frikshme ky pohim duket se mund të jetë i vërtetë në disa raste.

Forca e ushtruar gjatë kërcitjes së qafës mund të shkatërrojë venat e gjakut në atë zonë. Gjë që me shumë mundësi do të shkaktojë isheminë.

Sipas mjekëve neurologë këto raste janë ende në studim e sipër, por mund të jenë prezente për këdo.

Kjo pasi në disa njerëz venat e gjakut mund të jenë pak me delikate se tek të tjerët gjë që i bën ato më të prirura për t’u shkatërruar kur kërcisni qafën.

Kështu që kjo taktikë pavarsisht kënaqësisë dhe çlirimit që mund t’ju japë nuk rekomandohet aspak nga mjekët.

Rreziku më i lartë është sigurisht për personat që e kanë kthyer në një ves të përditëshëm këtë veprim.

Sipas një studimi të vitit 2014 nga American Heart Association dhe American Stroke Association, të cilit i referohet agroweb.org edhe trajtimet profesionale të qafës kanë rrezik. Ky studim tregon se edhe kërcitja e qafës nga mjekët mund të jetë e rrezikshme për pacientët.