Sot në RMV janë regjistruar rekord rastesh të infektimeve me Covid-19, ku për vetëm 24 orë janë regjistruar 594 raste të reja. Shkupi prijnë me numrin e të infektuarve me 303 infektime.

Pas shifrave alarmante, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rekomandimet e institucionëve përkatëse, të mbajnë mask dhe të ruajnë distancën sociale.

Më tej Kasami tha se shëndeti i çdo njeriu është i rëndësishëm, andaj kujdesi duhet të shtohet, si për veten ashtu edhe për rrethin ku jetojmë.