Një person ka hyrë në një lokal dhe ka hedhur një shishe me benzinë në një lokal në Prishtinë dhe ka ikur në drejtim të pa njohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësia e KEDS-it, si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.