Nuk resht së politizuari dhe polarizuar situatën kreu i Kishës Ortodokse: Do të kthemi në Kosovë, është toka e jonë, ajo Ushtri është e përkohshme, do ta shuajmë.
Në një dalje publike, ai tha se “ata që kanë harruar Car Llazarin (princi serb që u v*ra në Bete*jën e Kosovës) tashmë janë të mallkuar nga Zotí. Ka ardhur koha me bekimin e tij që të kthehemi përsëri në Kosovë”.

“Koha e atyre që hoqën dorë nga Llazari i Kosovës dhe angazhimi i tij për Mbretërinë e përjetshme të Qiellit po kalon dhe ne të gjithë po kthehemi përsëri në Kosovë. “Ata që hoqën dorë nga Kosova, pështynë në eshtrat e martirëve, va*rret e këtyre dëshmorëve këtu dhe në të gjithë Kosovën deri në Gjakovë, të cilët luf*tuan për Zotin në vitin 1912, për të vërtetën dhe drejtësinë e Zotit, për lirinë”, tha Amfilohije në një fjalim që nuk kishte lidhje me fenë, por me luf*tërat nacionalíste të serbëve kundër shqiptarëve në shekuj.
“Kështu, Zoti tregon se ai kujdeset për popullin e tij dhe ky popull i kthehet vetvetes, shpirtit, traditës, dëshmorëve të tij, Perandorit Lazar, por edhe Besëlidhjes së Kosovës që buron nga Dhiata e Re”, përfundoi prifti serb.