Presidenti i vendit Stevo Pendarovski menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë apeloi deri tek qytetarët që të respektojnë dh zbatojnë në përpikëri masat dhe protokollet e qeverisë e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. Ndërkohë që u shpreh se nuk është koha për përfitime politike.

“Për shkak të valës së vjeshtës sistemi shëndetësorë është organizuar për testimin dhe përkujdesjen e më shumë pacientëve. Për fat të keq kemi rritje të të infektuarve por edhe atyre që ndërrojnë jetë. Me këtë situatë po përballen edhe vendet më të zhvilluara. Kjo situatë të mos shfrytëzohet për pikë politike, nuk e di a mund të dikush të mendoj për këtë kur e dimë se të gjithë jemi humbës, duke parë numrin e madh të viktimave nga pandemia. Situata është serioze, andaj apeloj deri tek të gjithë qytetarët që në mungesë të vaksinës nuk ka alternativ tjetër pos respektimit të masave dhe protokolleve, ju lutem bëjeni këtë për ju, për të afërmit tuaj”, tha Pendarovski.