Përplasjet armene-azerbajxhanase në Nargo-Karabah shoqërohen me pamje gjithnjë e më të rënda të shkatërrimit.

Një video e re u publikua sot që tronditi të gjithë njerëzit që e shikuan atë.

Videoja e publikuar nga vija e frontit tregon një ushtar të Armenisë që raporton tek një oficer.

Ushtari thotë: ” Komanda është kryer. Pozicionet janë ruajtur. Armiku është shkatërruar”, ushtari dridhet dhe qanë gjatë gjithë kohës. Tymi i pajisjeve të ndezura mund të shihet rreth tij pas luftës së sapo përfunduar. Të gjithë ushtarët tjerë humbën jetën.