Një person në Fushë Kosovë është arrestuar pasditen e djeshme nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi i njëjti kishe ngacmuar një femër, njofton Klan Kosova

“Fushë Kosovë 13.10.2020 – 17:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.