Emisioni “Opinion” ka udhëtuar këtë javë në Prizren. Një nga qytetet më të rëndësishme të hapësirave shqiptare deri në fillim të shekullit XX.

Gazetari Blendi Fevziu ka sjellë në këtë udhëtim jo vetëm elementë të rëndësishëm, të historisë, por edhe elementë të jetës së përditshme të qytetit.

Me një popullsi prej 200 mijë banorësh me një harmoni fetare, i përbërë nga shqiptarët, një minorancë turke, por edhe kombësi të tjera, Prizreni është gjithashtu qyteti i filigramit dhe zejtarëve.

Ura e gurit është simbol i qytetit dhe daton nga fundi i shekullit XV në periudhën e pushtimit osman.