Në Bruksel nesër do të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia”, kështu kanë bërë të ditur nga zyra e kryeministrit të Kosovës.

Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në takimin e nesërm, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje.