Napoli i Mbrojtësit të Kombëtares se Shqipërisë, Elseid Hysaj dhe mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani kanë mposhtur Real Sociedadin sonte për t’i fituar tri pikë nga konkurrenti kryesor në Grupin F në Europa Ligë

Real Sociedad-Napoli është konsideruar si njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme për ta fituar Grupin F, pasi që këto dy skuadra do të luftojnë për këtë pozitë, por skuadra italiane ka arritur që të kthehet në jugun e Italisë me tri pikë sonte.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ku të dyja skuadrat patën shanse të mira për shënim.

Në pjesën e dytë Napoli rrezikoi më shumë dhe arriti që të shënoi gol në minutën e 55 me Mateo Politanon.

T mobile In article [4]

Pavarësisht se Real Sociedad tentoi të kthehet në lojë nuk ja arriti, kështu që Napoli kthehet në shtëpi me tri pikë të plota duke marrë kështu pikët e parë në grup pas humbjes befasuese në ndeshjen e kaluar kundër AZ Alkmaar, të cilët fituan sonte përsëri kundër Rijekës për të vazhduar të jenë në vendin e parë.