Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 796 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme. Nga ky dikaster në vazhdimësi bëjnë apel deri tek qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.