Emigrantët që herë pas here shihen se ecin lirshëm nëpër territorin tonë, janë vetëm “karrem” në duart e trafikantëve, të cilët policia thotë se janë pjesë e një rrjeti të gjerë kotrabanduesish me njerëz.

Sivjet përmes aksionit “Refleks” pjesëtarë të MPB-së nga rajonet jug-veri asgjësuan dy grupe kriminale që kanë trafikuar emigrantë. Njësiti kombëtar për parandalimin e kontrabandës dhe trafikimit të emigrantëve përmes dy aksioneve kapi grupet me 21 anëtarë dhe tjetra me 14, të cilët ilegalisht transferuan refugjatë nga brezi gjelbër i kufirit jugor përmes territorit tonë deri në kufirin verior.

Gjatë këtij viti policia ka detektuar 88 raste të trafikimit me rreth 2,700 emigrantë. Për këto raste janë ngritur 56 kallëzime penale për 69 kryerësit e këtyre veprave. Numri i rasteve që kemi zbuluar është rritur për 54,4% për dallim nga viti i kaluar – thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB tha se kryerësit e veprave që janë kapur kryesisht janë nga rajoni i Shkupit, Likovës, Manastirit dhe Strumicës; 7 të tjerë janë të huaj, 3 nga Turqia, 2 nga Gana, 1 nga Serbia, 1 nga Kosova. Ndërkaq, emigrantët që kapen në mënyrë ilegale përfundojnë në qendrat transitore të refugjatëve. Pas kalimit të afatit 21 ditorë, ata që refuzojnë të kthehen mbrapsht, kërkojnë azil politik ose ekonomik. Asnjëri nuk ka për qëllim të fitoj azilin në Maqedoni, thotë drejtori i kampit të azilkërkuesve në Vizbeg.

T mobile In article [4]