Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Kujtim Gjuzi ka treguar se policia e ka gjobitur për mos mbajtjen e maskës në ambiente të hapura.

Duke iu referuar mjekëve të akademisë konservatore të shkencave, Gjuzi tha se maska nuk këshillohet në ambiente të hapura, madje për këtë kujtoi dhe deklaratat e para disa muajve të kryeministrit Edi Rama.

“Ka ardhur VKM në lidhje me përdorimin e maskës në ambiente të hapura se ashtu e ka menduar kryeministri që para 3-4 muajsh tha se maska nuk ka arsye të vendoset në ambiente të hapura.

Unë kam marrë një gjobë këtu nga grupi policor gjë që nuk e kam refuzuar por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur ato nuk vijnë, sic edhe ju thatë në Kuvend.

Në këtë koncept, Kujtim Gjuzi proteston me forcë, maska sipas mjekëve në akademinë kombëtare konservatore të shkencave këshillojnë që në ambiente të hapura nuk rekomandohet.

T mobile In article [4]

Ju deklaroj këtu se unë nuk do e mbaj maskën jashtë ambienteve të mbyllura, në ambiente të mbyllura po”, tha Gjuzi.