Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor filloi me realizimin e një aktiviteti për “Përgatitjen e një studimi të fizibilitetit për krijimin e një qendre për kujdesin e kafshëve të egra të dëmtuara dhe të sekuestruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut” aktivitet i cili zbatohet në kuadër të Programit për Ruajtjen e Natyrës në Maqedoninë e Veriut – faza 2 (PMN), një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Swiss Agency for Development and Cooperation – SDC), i koordinuar nga „Farmahem” nga Shkupi.

Gjatë viteve të kaluara, raste të kafshëve të egra të dëmtuara janë regjistruar disa herë në vend. Arsyeja për ngjarje të tilla shpesh janë biokorridoret e ndërprera për migrimin e kafshëve të egra me zhvillimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e objekteve energjike dhe hidroenergjetike, aktivitetet në miniera, zjarret, përmbytjet, por edhe gjuetia dhe zënia e paligjshme në kurth e kafshëve. MMJPH, si organi kompetent shtetëror për zbatimin e Konventës mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Faunës dhe Florës së Egër të Rrezikuar (CITES), ka regjistruar raste të tregtisë ilegale ndërkombëtare dhe tregtisë me specie të egra, pjesët e tyre dhe derivatet e tyre në territorin e vendit tonë, ku kafshët e egra të sekuestruara duhet të merren dhe të kujdesen siç duhet.

Prandaj u imponua nevoja për krijimin e një Qendre për kujdesin e kafshëve të egra të dëmtuara dhe të sekuestruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke ndjekur shembullin e vendeve evropiane. Zbatues i aktivitetit është një kompani private DEKONS EMA e cila ka punësuar ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë.