Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar nga qeveria që të sjell vendim që gratë shtatzëna të lirohen nga puna. Këtë kërkesë të tij ai e arsyeton me rritjen enorme të numrit të të infektuarve dhe ndotjes së ajrit.

“Për shkak të ndotjes enorme të ajrit, paralelisht edhe me pandeminë, apeloj që gratë shtatzëna të lirohen nga puna, edhe në sektorin shtetëror edhe në atë privat. Dje gjithashtu kam propozuar që kjo të ndodh edhe me të sëmurët kronik shëndeti i të cilëve është në rrezik. Numri i viktimave dhe i të infektuarve në bazë ditore flet se sa është alarmante gjendja, për këtë arsye duhet që gratë shtatzëna t’i mbrojmë nga ky rrezik. Në ven të politikës në Qeveri dhe temave të porositura nevojiten edhe vendime”, ka shkruar Mickoski në Facebook.