Masa të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit po përhapen në të gjithë Europën, kjo teksa kontinenti po lufton me valën e dytë të virusit.

Një grup kufizimesh të reja hynë në fuqi në Itali të hënën, kjo pas njoftimi të dhënë të dielën nga kryeministri Giuseppe Conte, se vendi po përballet me nivele të larta të infeksioneve ditore.

Restorantet tani mund të përdorin kapacitetet e tyre jashtë lokalit dhe do të mbyllin dyert në mesnatë ndërsa baret do të mbyllen në ora 18:00.

Kompanitë e sektorit privat inkurajohen të ndjekin sektorin publik në rritjen e numrit të punonjësve që punojnë nga shtëpia, ndërsa festivalet lokale do të ndalohen së bashku me sportet amatore.

Italia regjistroi 11.705 raste të reja të dielën, shkruan Euronews.

T mobile In article [4]

Franca raportoi një numër të ri rekord të rasteve në 24 orë të shtunën, me 32,427 sipas Agjencisë së Shëndetit Publik.