Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, tha se vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) që do të vijnë nga Rusia dhe Kina mund të jenë gati në muajin dhjetor, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në shtypin e Venezuelës, Maduro tha se janë duke zhvilluar punime që vaksinat që do të vijnë të mjaftojnë për të gjithë popullsinë e vendit.

Maduro kërkoi nga populli që të jetë i gatshëm për vaksinën që do të jepet pa pagesë.

Në Venezuelë nga virusi deri më tani humbën jetën 747 persona, ndërsa numri i rasteve është 87.644.

T mobile In article [4]