Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe ai njoftoi se do të qëndrojë në shtëpi.

“Pas dy testeve PCR negative, unë isha pozitiv sot. Ndjej shqetësime të përgjithshme. Mjekët rekomanduan të qëndroj në shtëpi,” shkruan Borisov në Facebook. Ai tha se ka informuar autoritetet shëndetësore për të gjitha kontaktet e tij në ditët e fundit, raporton agjencia bullgare BTA.

Më 23 tetor, Borisov tha se ishte izoluar pasi ishte në kontakt me zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal Nikolai Nankov, i cili ishte pozitiv për virusin korona. Borisov ka anuluar të gjitha takimet e tij dhe takimet publike për ditët e ardhshme.