Kroaci: Sulmohet kryeministri?!

Që nga sulmi ndaj selisë së qeverisë po debatohet në Kroaci intensivisht për mënyrën e veprimit me ekstremistët e djathtë. Edhe partia nacional-konservatore, HDZ e ka kuptuar se ka një problem me ekstremizmin.

Kamerat e përgjimit i kanë regjistruar të gjitha: Më 12 tetor 2020 rreth orës 8 një i ri me hap të vendosur ecën drejt sheshit Markus në Zagreb, në këtë orë gati bosh. Synimi i tij: Pallati Banus, selia e qeverisë kroate. Në trup ai mban të lidhur ngushtë një kallashnikov AK-74. Para hyrjes ai qëllon policin e rojes, dhe vazhdon. Vetëm kur polici i dytë hap zjarrin, i riu largohet. Më vonë sulmuesi shkruan në Facebook: “Mjaft më me gënjeshtra dhe shkeljen e paskrupullt të vlerave njerëzore pa përgjegjësi.” Një gjysmë ore më vonë Daniel Bezuk, 22 vjeç u gjend i vdekur.

Sulm ndaj kryeministrit?

Tani në opinionin kroat është ndezur debati, se cilat ishin motivet e të riut dhe çfarë donte të arrinte ai. A ka një atmosferë të tillë në shoqërinë kroate, që e nxiti këtë akt? Kryeministri kroat, Andrej Plenković nga partia nacional-konservatore, „Bashkësia Demokratike Kroate” HDZ është i bindur, se sulmuesi synonte të hynte në selinë e qeverisë për të vrarë atë, kryeministrin. “Ky ishte ter rorizëm”, thotë Plenković.

T mobile In article [4]

Žarko Puhovski, ekspert, ish-profesor për filozofinë politike në Universitetin e Zagrebit është i një mendimi tjetër: „Ter rori kërkon të krijojë frikë”, thotë ai për Deutsche Wellen, „por në mediat sociale në Kroaci pati disa qindra mesazhe, që e përshëndetën këtë veprim dhe që e falënderuan sulmuesin. Kjo nuk ka të bëjë me frikën.”

Për Puhovskin sulmi tregon, se sa prezent është në opinionin kroat himnizimi i dhunës. „Gjithnjë theksohet, se vlera më e lartë e patriotizmit kroat është dinjiteti i të ashtuquajturës, lufta për atdheun, dhe lufta do të thotë gjithmonë dhunë”, thotë Puhovski. Në shumë reagime lexoje, se dikush vendosi të veprojë, që „atyre atje lart”, që „na sundojnë, t’u tregojë njëherë vendin.” Të veprosh për ta do të thotë dhunë, mendon Puhovski.

Vend plot armë

Gatishmëria për dhunë mbështetet edhe nga fakti, që në Kroaci ka shumë armë të paregjistruara. Pas luftës për pavarësi nga Jugosllavia, (1991-1995) shumë qytetare e qytetarë i mbajtën armët. Igor Tabak, një analist për çështjet ushtarake thotë se „ka hulumtime që tregojnë, se në Kroaci ka nga një armë ilegale për person.” Në kuadër të aksionit „Më pak armë më pak tragjedi” u dorëzuan tek autoritetet 343.000 pistoleta dhe automatikë, e disa tonë lëndë shpërthyese më shumë se 5.milionë copë municion. Sipas Tabak kjo është një pjesë e vogël e arsenalit ilegal, pasi „njerëzit dorëzojnë armët e vjetra dhe të papërdorshme e mbajnë të mirat.

Ekstremizmi kroat

Më e rrezikshme se armët është një atmosferë që mbështet përdorimin e tyre. Kryeministri Plenković pas sulmit tha se „kemi një problem serioz shoqëror me radikalizimin dhe ekstremizmin, që nuk vjen nga jashtë, por nga brenda. Ky është një produkt kroat, me të cilin ne duhet të merremi.”

Për sulmuesin e ri nuk tregojnë mirëkuptim vetëm përdoruesit e mediave sociale, por edhe politikanë të skajit të djathtë, si “Lëvizja për Atdheun e Miroslav Škoros”. “T’ia ngarkosh të gjitha këtij të riu dhe në të njëjtën kohë të harrosh mëkatet e 30 viteve të fundit, do të ishte e gabuar”, thotë kryetari i bashkisë së qytetit lindor kroat, Vukovar, Ivan Penava. Atentatori e ka parë „si ne të gjithë” padrejtësinë në Kroaci dhe tregoi protestën e tij.

Prej vitesh sundon një klimë e intolerancës në shoqërinë kroate, që drejtohet kundër pakicës serbe në vend. Ikonografia e ekstremistëve të djathtë është pjesë e përditshmërisë kroate. Retorika e ashpër nacionaliste, gjuha e urrejtjes dhe simbolet e qarta neofashiste i sheh kudo në publik, megjithëse nuk ka një dhunë të drejtpërdrejtë në rrugë. Në shumë mure sheh parulla si “vritini serbët”, apo “varini serbët në pemë”.

I ri tani është fenomeni, që partia qeverisëse, HDZ po sulmohet nga spektri ekstrem i djathtë, kur vetë kjo parti ka qenë për një kohë të gjatë përfaqësuese e pozicione të djathta deri në ekstremisht të djathta. Vetëm me ardhjen e Plenković para katër vitesh në krye të partisë, krahu i djathtë i HDZ-së filloi të dobësohej. Profesori Žarko Puhovski është i mendimit se „Plenković shihet nga të djathtët si tradhtar, që ua ka marrë partinë më të rëndësishme, dhe po e çon atë nga e majta.” Mëkati tjetër është se kryeministri ka bërë koalicion me një parti të pakicës serbe.

Megjithatë Puhovski thekson se “do të ishte e gabuar të mendoje, se shoqëria kroate është ekstremiste e djathtë.” “Ajo është një pakicë si në shumë qytete të tjera europiane.” Puhovski është i mendimit, se kjo pakicë, ku ka shumë të rinj nuk e ka përjetuar luftën në vitin 1995 dhe ndjek një trenk ndërkombëtar. “E Djathta e Re lufton praktikat që i shikon si „jonormale” dhe sidomos lufton kundër homoseksualitetit, ateistëve, kundër të gjithë atyre që nuk e respektojnë traditën kombëtare, por kanë synime internacionaliste, ata ngrihen kundër elitave.” Deri më tani qeveria e Plenkovićit nuk ka gjetur ndonjë përgjigje për këtë sfidë të re.