Pas raportimeve në media se babai i këshilltares Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi dy milionë eurove, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka marrë vendim ta lirojë nga detyra.

Këtë e ka bërë të ditur, Halimaj përmes një shkrimi në Facebook.

Halimaj, ka thënë se Gashi që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë, por thotë se largimi ka ardhur për shkak të krimit që është i një rangu të rëndë.

“Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm”, tha ajo.

“Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë”, ka shkruar Halimaj.

T mobile In article [4]