Pandemia e koronavirusit ka rezultuar me rreth 299,000 vdekje më shumë në Shtetet e Bashkuara, që nga fundi i janarit.

Sipas një studimi të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, dy të tretat e vdekjeve shtesë i atribuohen koronavirusit dhe pjesa tjetër shkaqeve të tjera.

Hulumtuesit i krahasuan normat e vdekjeve me periudhën 2015-2019 dhe zbuluan se nga 26 janari i këtij viti deri më 3 tetor, kanë vdekur 299,028 njerëz më shumë seç pritej.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA vlerësojnë se numri real i viktimave nga koronavirusi mund të jetë më i lartë, për shkak të mungesës së testimit dhe diagnostikimit.

Raporti thekson se ka pasur edhe viktima indirekte nga koronavirusi “për shkak të mungesës së qasjes në kujdesin shëndetësor”.

T mobile In article [4]

Po sipas raportit, vdekjet shtesë në mesin e hispanikëve janë rritur për 53.6 për qind, në mesin e afrikano-amerikanëve për 32.9 për qind, në mesin e aziatikëve për 36.6 për qind dhe në mesin e të bardhëve për 11.9 për qind.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me mbi 8.2 milionë njerëz të infektuar./REL/