AZ Alkmaar ka marrë një lajm shumë të keq përpara sfidës së sotme shtëpiake ndaj Venlo (20:00). Plot 9 pjesëtarë të klubit holandez kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Katër prej tyre janë futbollistë, dy i përkasin ekipit të të rinjve dhe tre të tjerët janë anëtarë të stafit teknik. Me anë të një postimi në Twitter, AZ thekson se sfida e sotme në kampionat nuk rrezikohet.

Skuadra tulipane përballet me Napolin e Gattusos të enjten në Europa League. Ndeshja do të luhet në “San Paolo”, duke nisur prej orës 18:55.