Herët ose vonë të gjithë do të infektohemi me koronavirusin e ri, paralajmëron infektologu austriak, Franc Allerberger, duke shtuar se nuk beson se virusi do të çrrënjoset në vitet e ardhshme.

“Ky virus do të qëndrojë me ne. Secili prej nesh herët a vonë do të ketë koronavirus, përveç nëse ai ose ajo vdes para kësaj”, tha drejtori i Departamentit të Shëndetit Publik të Agjencisë së Shëndetësisë dhe Sigurisë së Ushqimit.

Allerberger thotë se ne duhet të mësojmë të jetojmë me koronën në muajt e ardhshëm, nëse jo edhe në vitet e ardhshme.

Global

Ai thekson si një anë të mirë se vd ekshmëria nuk është aq e lartë sa ishte konsideruar 10 muaj më parë, kur mendohej se është 30 për qind. Allerberger iu referua një studimi në Universitetin Stanford, sipas të cilit shkalla e vd ekshmërisë është 0.23 për qind, duke theksuar se të moshuarit duhet të mbrohen, sepse midis tyre vd ekshmëria është më e lartë.

Duke folur për radio stacionin austriak Oe3, infektologu tha që ai nuk pret ilaç për virusin, pasi ilaçet anti-virus “mund të numërohen nga njëra anë” ndërsa një vaksinë e disponueshme gjerë mund të pritet më së shpejti në korrik të vitit të ardhshëm.

T mobile In article [4]

Sipas infektologut, lajmi i mirë është se studimet e reja sugjerojnë se për të arritur imunitetin kolektiv, të ashtuquajturin “Imuniteti i tufës” nuk ka nevojë të infektohet 70 deri në 80 për qind e popullsisë.

“Të dhënat nga Bergamo ose Vuhan, për shembull, tregojnë se një normë infeksioni prej 42 për qind mund të nënkuptojë që njerëzit më nuk infektohen njëri me tjetrin.
Hulumtimi mbi këtë temë është duke vazhduar dhe nëse vërtetohet se është i vërtetë, kjo do të nënkuptojë relaksim më të shpejtë sesa mendohej më parë”, tha infektologu austriak.