Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto deklaroi se nuk është e drejtë që zgjidhja e çështjes së Kosovës të jetë një parakusht që Serbia të bashkohet me BE-në ose të përshpejtojë integrimin e saj.

“Nuk është e drejtë që ajo të jetë një parakusht dhe ne nuk duhet të jemi të tillë,” i tha Sijarto TV Prva, raporton Ekspres.

Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, është shprehur i kënaqur me mënyrën në të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç merr parasysh mendimin e hungarezëve.

“Qasja dhe pikëpamja e Vuçiç për të ardhmen janë një themel i rëndësishëm në bashkëpunimin e mirë që kemi” tha Sijarto. db/Abcnews.al

T mobile In article [4]