Mësuesit të historisë nga Franca, Samuel Paty, iu pre koka më 16 tetor, jashtë shkollës së tij në periferi të Parisit verior nga një 18-vjeçar ( i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia), pasi u tregoi nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed, në një orë për lirinë e shprehjes.

Hoxha Ekrem Avdiu, thotë se çdo akt i dhunës sipas islamit është i dënueshëm dhe kësisoj edhe vet personalisht ka qëndrim edhe dënimi edhe distancimi nga aktet e tilla.

“Marrja e jetës së njeriut kërkon një guxim që ai i cili e bën e ka guximin e pajustifikueshëm, madje sipas të gjitha shpalljeve e që at mësim e ka trashëguar edhe Kurani e ka bërë të pavdekshëm, nuk ka gjë më të vlefshme se jeta njerëzore. Kurani vrasjen e pajustifikueshme aq rrept e ndalon sa që kërcënon me vrasje ai i cili merr guximin që ta vrasë pa të drejtë”, ka thënë hoxha Avdiu për reporterin.

Ai thotë se vrasja e justifikueshme është në luftë e vrasjet sanksionuese që i bën shteti.

I pyetur pse nuk ka reaguar për heqjen e kokës së mësuesit francez, hoxha ka thënë se në botë ndodhin aq shumë gjëra dhe nuk gjen kohë që të reagojë për të gjitha.

T mobile In article [4]

“Dhe nuk doja një zhvillim të largët ta sjell në vendin tonë. Debati nuk është bërë në mënyrë të duhur”, ka thënë ai.

Ai thotë se rasti i mësuesit francez mundet me qenë akt terrorist, akt kriminal, por se pasoja është e njëjtë, humbja e jetë së një njeriu.