Hoxha Drilon Gashi lidhur me publikimin e karikaturave të Profetit Muhamed thotë se nëse do ta kishte në dorë ligjin do t’i ndalonte, por shton se karikatura (reagimi ndaj saj) nuk të bën mysliman të devotshëm.
Hoxha shton se janë bërë edhe karikatura për Jezu Krishtin, por nuk është bërë kiamet si te myslimanët.

“Gjithçka mundet me kanë pse janë bërë këto karikatura. Nuk është bërë veç Profeti Muhamed, janë bërë edhe Jezu Krisht, a ka pas njerëz më të mirë për krishterët, katolikët, ortodoksët, s’ka, ata e konsiderojnë dhe Zot, është karikatura, por nuk është bërë kiamet si te myslimanët, myslimanët shumë emocional. Ka ndodh se jem të papjekur, edhe me kulturën evropiane, s’pe kuptojmë shpesh herë edhe karikaturën, jo veç me imazhin e karikaturës së Profetit Muhamed, por reagime tjera kam parë edhe kur bëhet, shamia, ose një motër myslimane. Karikatura nuk të tregon me kanë mysliman i devotshëm, por shpesh here bëhet për me u tall, me bërë sarkazëm, me i nxjerrë disa pretendime, me bërë debat, ndoshta e kanë pas për klikime, me përfituar, por pse po bie pre e këtij komploti, krejt këtë e kanë shkaktuar reagimet e tepërta të myslimanëve, janë sjell në një mënyrë që nuk na mëson islami me u sjell”, thotë Gashi.