Kryeministri i Kosovës, Abdulla Hoti sot përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar mbi vizitën e tij të fundit që dje e përfundoi në Maqedoninë e Veriut, pas takimeve me kreun shtetëror dhe partitë politike.

Ai ka shkruar se homologun e tij nikoqir, Zoran Zaev janë dakorduar për katër pika, që do të jenë thelbi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, përcjell INA. Ai ka paralajmëruar se këto çështje do të diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive.

Ja postimi i plotë i Hotit:

Me Kryeminsitrin Zaev u dakorduam për:

– Pikën e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup,

T mobile In article [4]

– Gazsjellësin Shkup-Prishtinë,

– Rrugën Prizren-Tetovë,

– Qendër të përbashkët skijimi.

Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive”, ka shkruar kryeministri Hoti.