Partneri i koalicionit Ramush Haradinaj ka dalë kundër vendimit të Qeverisë Hoti për shkarkimin e task forcës kundër korrupsionit duke thënë se shkakton pasiguri juridike.

Si një përgjigje e kësaj dileme të Haradinajt erdhi një deklaratë e Hotit që tha se politika nuk duhet të përzihet në drejtësi, njofton Klan Kosova.

“Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë. Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve”, tha Hoti.

Por, Haradinaj sërish pati një reagim jo shumë të qartë në Facebook.

“Gjatë jetëgjatësisë së demokracisë së vendit tonë, sa herë që Kushtetuta e Republikës është zbatuar për interesat e një partie të caktuar, ka dalë të jetë e gabuar”.

T mobile In article [4]