Gazetari Endri Xhafo ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai e ka konfirmuar këtë lajm nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetet sociale.

Albeu.com mëson se gazetari është karantinuar, ndërsa ka shenja të lehta dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Vetë gazetari thotë se është ruajtur aq shumë sa nuk e besonte infektimin.

“Pozitiv me Covid-19 🤷🏻‍♂️

Një Zot e di sa jam ruajtur!

Por paskësh qenë e shkruar!”, shkruan Xhafo. /albeu.com/