Enca Haxhia vazhdon të mbetet ndër personazhet më të komentuar në estradën shqiptare.

Ajo përmes rrjeteve sociale mban të informuar fansat sa i përket jetës personale dhe karrierës profesionale.

Së fundi, ajo publikoi disa fotografi, ku shfaqet e veshur me veshje sportive me ngjyrë vjollcë, në të cilat theksonte figurën trupore.

“Ditët e fundit si 24 vjeçare 🙋🏻‍♀‍🙈”, shkroi ajo sipër imazheve joshëse, ku pranoi menjëherë komente të shumta nga ndjekësit.

Ndryshe, “Break Down” mban titullin projekti i fundit nga ajo, që erdhi në bashkëpunim me reperin Don Xhoni.