Në foajenë e Qendrës për kulturë “Koço Racin” në Kërçovë, sonte nga ora 18:00 do të hapet ekspozita “Pjesët më të bukura të qytetit” në të cilën do të prezantohen vepra të artistëve nga Kërçova Lulzime Osmani, Benita Xhelili, Mazlame Saliu, Valdeta Ibishi dhe Arbër Sadiku.

“Peizazhet e Kërçovës e ndjekin ndjenjën e klaustrofobisë që i karakterizon hapësirat tona publike. Ne bashkë-ekzistojmë me peizazhe të bukura të ndërtuara nga njerëzit, që të jetë ‘skenografia e gjelbër’ mes ndërtesave dhe të shohim sa shpejtë rritet vegjetacioni në ta, duke krijuar jetë personale”, thekson Maja Nikollovska-Siljanoska nga Qendra për kulturë.

Ekspozita do të mbahet me respektimin e protokolleve shëndetësore për mbrojtje nga Kovid-19. Të gjithë të ftuarit duhet të vijnë në kohë me mbajtje të obligueshme të maskës dhe mbajtje të distancës fizike.