Gazeta Blic ka sjellur hulumtimin mbi privatizimet e tokave e fabrikave të shtetit nga ana e biznesmenëve dhe politikanëve kryesorë të vendit.

Gazeta Blic ka zbuluar se përfitues i privatizimeve në Kosovë, është edhë vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Idrizi.

Idriz Thaçi, është drejtor i Kompanisë “Geo Mineral”, e cila kishte privatizuar mbi 30 hektarë tokë në Vërbeshticë të Komunës së Shtërpcës.

Idriz Thaçit privatizimi i kësaj toke në fshatin Vërbeshticë të Komunës së Shtërpcës, i kushtoi rreth 85 mijë euro.Ai fillimisht i kishte privatizuar 164,103.00 m2, në vlerë prej 45 mijë e 825 euro. Më pastaj, kompania e Idriz Thaçit privatizoi edhe 142,546.00 m2, që i kushtoi 38 mijë e 580 euro.

Toka e privatizuar nga ana e “Geo Mineral” është tokë bujqësore dhe nuk dihet për çka është përdorur.

T mobile In article [4]

Emri i vëllezërve të presidentit Thaçi, duke përfshirë Idriz Thaçin, është përdorur jo rallë herë.Mediat vazhdimisht kanë raportuar për bizneset e tyre, që operojnë në Kosovë.Lidhur me këtë dukuri, Gazeta Blic, ka sjellur dokumentarin mbi privatizimet në Kosovë.Aty janë sjellur detaje ekskluzive mbi politikanët që privatizuan toka e fabrika të shtetit, duke i blerë ata drejtpërdrejt, apo përmes familjarëve të tyre.