Në fshatin Fushticë e Epërme të Drenasit dje është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të kartelës së bankës.

Nga i dyshuari është sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, një llap top dhe një telefon mobil, ndërsa me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.