Dy persona janë arrestuar pasi policia pas një urdhri gjyqësor ka kryer bastisje në objekte në Hasanbeg të Shkupit.

– Advertisment –

“Zyrtarët policorë nga Njësiti për tregti të paligjshme të drogës dhe armëve gjatë bastisjes në shtëpinë e K.I. ka gjetur një revole dhe një karikator me 2 plumba. Ndërsa gjatë kontrollit në një veturë të tipit Golf është konfiskuar një pistoletë dhe një karikator me 14 plumba”, njoftojnë nga MPB-ja.

Lidhur me këtë rast janë privuar nga liria A.I. dhe B. I. dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritën padi adekuate.

T mobile In article [4]