Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi sot se nuk do të ketë kufizim kombëtar pavarësisht rritjes drastike të rasteve me koronavirus në Rusi, regjistruar këto javët e fundit.

“Ne kemi ditur shumë mirë se si duhet të reagojmë dhe e dimë mirë si të veprojmë dhe kjo është arsyeja pse ne nuk do të vendosim masa plotësisht kufizuese dhe të vendosim një të ashtuquajtur kufizim kombëtar nën të cilin ekonomia dhe aktivitetet tregtare janë praktikisht në një ngërç”, deklaroi Putin gjatë një forumi investimesh në video-konferencë.

“Pavarësisht një situate epidemiologjike të vështirë, ne jemi të mirëpërgatitur për të punuar në kushtet e paraqitura nga kjo epidemi”, shtoi presidenti rus duke përmendur kapacitetet e vendit për të mobilizuar sistemin shëndetësor dhe vendosjen e masave parandaluese.

Sipas tij, nëse është e nevojshme, masat e synuara dhe të justifikuara mund të merren në mënyrë të pavarur në rajone ose qytete për të mbrojtur sigurinë e njerëzve sa më shumë që të jetë e mundur, duke ruajtur aktivitetet e biznesit.

Rusia, e cila është përballur me një rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19 këto javët e fundit, regjistroi sot 17 717 raste të reja të koronavirusit dhe 366 vdekje, një rekord.

T mobile In article [4]