Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit ‘Balkan’, të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Ajo në finale është përballur me kampionen botërore, brazilianen Ferreira Beatriz, e cila ndodhet e para në renditjen botërore të AIBA-s, kategoria -60 kilogramë, njofton Klan Kosova.

Donjeta edhe në finale shfaqi luftë të barabartë, duke treguar se është në formë të mirë para garave që vlejnë për pikë Olimpike.

Në finale drejtësinë e ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

T mobile In article [4]