Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska është pozitive në Kovid-19. Përmes profilit të saj në Fejsbuk ajo e informoi opinionin se dje ka marrë rezultat pozitiv për Kovid-19.

“Nuk kam simptoma dhe po ndjehem mirë, por jam testuar për shkak të sigurisë duke i pasur parasysh aktivitetet e mia profesionale por edhe private. Vlerësova se kjo është e drejtë dhe përgjegjësi. Gjatë ditës së nesërme do të testohen edhe fëmijët dhe bashkëshorti im”, shkruan Kuzeska në statusin e saj në Fejsbuk, njëherësh bën apel për respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi.