I nominuari demokrat për president, Joe Biden thotë se presidenti Donald Trump ende mund të fitojë zgjedhjet e vitit 2020.

Biden këtë e thotë pasi që republikani ka mundësi ta delegjitimojë rezultatin e garës presidenciale amerikane, raporton CNN.

“Unë jam një nga ata njerëz, ose konkurrentë, i cili thotë se nuk ka mbaruar asgjë derisa të bie zilja. Dhe ndihem supersticioz kur parashikoj diçka tjetër përveçse do të jetë një luftë e vështirë”, tha Biden në një intervistë të transmetuar në “60 Minutes” të CBS.

Ai kur u pyet nëse Trumpi ende mund ta mposhtte atë. “Ne ndihemi mirë për vendin ku jemi. Por, e dini, unë nuk e nënvlerësoj se si ai luan”.

Biden tha se Trump “po përpiqet të delegjitimojë zgjedhjet” dhe se këto përpjekje janë “gjithçka që mendoj se është krijuar për t’i bërë njerëzit të pyesin nëse duhet apo jo, nëse ia vlen të votohet. Vetëm faktori i frikësimit”.

T mobile In article [4]

Trump ka kohë që kërkon të hedhë dyshime mbi ligjshmërinë e fletëve të votimit, duke bërë vazhdimisht pretendime të rreme se si hidhen dhe numërohen.

“Ajo që në të vërtetë më ka kënaqur është pjesëmarrja dërrmuese në shtetet që kanë votim të parakohshëm”, tha Biden.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 3 nëntor (e martë)