Ditën e djeshme, Real Madrid fitoi “ El Clasico-n” kundër Barcelonës me rezultatin 3-1.

Një nga golat e skuadrës madrilene, u realizua nga Sergio Ramos, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar. Vendimi i arbitrit ishte tepër i diskutueshëm.

Situata shkaktoi shumë diskutime në rrjetet sociale, madje edhe midis klubeve të tjera të La Ligas. Një prej skuadrave që reagoi ishte, Real Betis, të cilët ndanë një postim në rrjetet sociale, ku kritikuan arbitrazhin dhe veçanërisht më shumë mungesën e uniformitetit midis arbitrave.

Klubi andaluzian u kthye në një veprim të ngjashëm midis mbrojtësit të Real Sociedad, Le Normand dhe lojtarit të tyre, Sanabria. Në këtë rast, klubi nga Sevillia nuk morën penallti.

T mobile In article [4]