Bernard Berisha ka vazhduar me formën fantastike në Rusi te FK Akhmat. Ai ka shënuar dy herë dhe ka asistuar një herë në fitoren 3-1 kundër FC Ufa.

Edhe pse trajneri Bernard Challandes nuk e grumbulloi te Kosova për ndeshjet e tetorit që krijoi shumë polemika, sulmuesi 29-vjeçari nga Peja, Bernard Berisha, po tregon në Rusi moment formë të mirë.

Ai e ka ndihmuar skuadrën e FK Akhmat të triumfojë 3-1 kundër FC Ufa, me dy gola dhe një asist.

T mobile In article [4]

Berisha, pas ndeshjes, tha se ia dedikon fitoren Ramzan Akhmadovich Kadyrovit, liderit të Republikës Çeçenisë, që njëherit është edhe president i klubit.

“Ja dedikojmë këtë fitore sot kundër Ufa, liderit të Republikës Çeçenisë, presidentit të nderuar të klubit, Ramzan Akhmadovich Kadyrov!”, shkroi Berisha në Facebook. Berisha gjithashtu publikoi një foto me çmimin e lojtarit të ndeshjes, pasi u shpërblye për paraqitjen e mirë që bëri.