Karim Benzema shënoi golin e parë në barazimin e Realit ndaj Borusia Mynshennglladbahut, duke regjistruar një rekord tjetwr në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi francez i bashkohet Lionel Mesit , që në 16 sezone radhazi në Ligën e Kampionëve, shënon së paku një gol në garat në grupe.

Tani francezi dhe argjentinasi janë në pritje të portugezit Kristiano Ronaldo, i cili ka shënuar gol në 15 sezonet radhazi. Ai mund tu bashkohet në raundet e tjera, pasi që në raundin e dytë, mungon shkaku i koronavirusit. Kujtomë se Real Madridi pas 2 raundeve tw garave nw grupe, ka vetëm 1 pikë.