Numri i pacientëve me Covid-19 nëpër spitalet belge ka arritur në nivel rekord dhe tani është më i lartë se gjatë valës së parë të pandemisë, transmeton Anadolu.

– Advertisment –

Shifrat e fundit tregojnë se 5.924 pacientë janë në spital, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të 6 prillit me 5.759 pacientë.

Shifrat nga qendra Sciensano nënvizojnë seriozitetin e situatës, e cila tashmë i shtyu autoritetet të përforcojnë masat të cilat i lehtësuan vetëm një muaj më parë.

Pacientët në njësitë e kujdesit intensiv arritën në 993, ndërsa virologët kanë thënë se nëse masat nuk ashpërsohen, më 6 nëntor do të arrijnë kulmin me 2.000 pacientë.

T mobile In article [4]

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, dje premtoi masa më të ashpra në të gjithë vendin për të shmangur kolapsin e sistemit shëndetësor të vendit.